“Larguat të rinjtë nga auditoret, për t’i grumbulluar në fushatë”/ Epidemiologu akuza qeverisë: Jeni shëmbëlltyra më e keqe e menaxhimit të pandemisë

Epidemiologu Taulant Muka gjatë një interviste për Fax News tha se politika është shembulli më i keq i menaxhimit të situatës nga pandemia Covid-19 pasi po zhvillon fushatën elektorale duke grumbulluar të rinjë të cilët nuk respektojnë masat anti-Covid, ndërkohë  të rinjtë në vend që të ishin në auditore, tashmë ndodhen në sallat e fushatës elektorale.

Ndërsa në lidhje me orën policore epidemiologu Muka u shpreh se e ora policore është e pajustifikueshme në evidencën shkencore, por mund të kishte kufizime në mbylljen e bareve apo restoranteve.

“Politika është shembëlltyra më e keqe e menaxhimit të situatës Covid. Shikojmë për fushatën elektorale bën grumbullime të të rinjve pa mbajtur, pa respektuar distancimin fizik. Është ndryshe nga gjithçka që trumbetojnë vetë politikanët. Ne largojmë të rinjtë nga auditoret, ndërkohë që sallat për fushatat elektorale janë plotë. në këtë kontekst besoj që përgjegjësia qëndron tek ata që drejtojnë dhe menaxhojnë gjithë situatën Covid.

Dhe unë në këtë kontekst nuk e shikoja të habitshme rritjen e rasteve, nga ana tjetër sa i përket mutacioneve ka sigurisht informacion që mutacione të ndryshme mund të kenë, mund të jenë më shumë ngjitës, shumë pak evidencë ka nëse mund të shkaktojnë sëmundje më të rënda apo jo.

Sot kemi një lajm nga Hollanda që gjykata atje ka kërkuar të ç’bëhet ora policore kjo për shkak sepse kufizon të drejtat dhe liritë e individit. Unë e shikoj personalisht si studiues dhe ky është opinioni im, e shikoj orën policore si të pajustifkuar në evidencën shkencore e sidomos lënien e lirë të qytetarëve për të dalë jashtë dhe për të patur një ecje apo një vrap. Sigurisht mund të ketë kufizime përsa i përket mbylljes së bareve apo restoranteve”– tha Muka.

Burimi: Faxweb

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024