Largimi i Përgjonit duket i sigurt, Tirana mendon të rikthejë ish-kapitenin

Te Tirana duket se do të ketë hyrje – dalje të lojtarëve në këto ditë të fundit të merkatos. Prej ditësh tashmë përflitet për një largim të mundshëm të Florjan Përgjonit, për të cilin përveç Dinamos ka interesime konkrete edhe nga skuadra turke. Gjithësesi bardheblutë po  presin ofertën e duhur për të lënë të lirë lojtarin dhe për të përfituar nga shitja e tij.

Por në rast të një largimi të mundshëm të Përgjonit, në kryeqytet pritet të rikthehet ish-kapiteni bardheblu. Bëhet fjalë për Marsel Ismajlgecin, i cili pas 9 muajsh larg kryeqytetit duket se rikthimi është afër. Mbrojtësi nuk ka pasur minutat e dëshiruara te Zrinjski as në kampionat as në Europë dhe në këto kushte një pistë kontrete është rikthimi te Tirana.

Po diskutohet për një huazim të lojtarit, por ende nuk ka një gjë konkrete të arritura mes palëve. Kujtojmë se Ismajlgeci u shit në kampionatin boshnjak për shifrën e 150 mijë eurove.

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)