Largimi i Emiljano Vila-s la Teutën pa kapiten, klubi durrsak zgjedh liderin e skuadrës (EMRI)

Gjatë sezonit të shkuar kapiteni i Teutës ishte Emiliano Vila, i cili tashmë është larguar nga blutë. Kapiteni i ri i klubit durras do të jetë mbrojtësi Blerim Kotobelli.

Edhe në miqësoret në Bullgari shiriti ka qenë mes Ledio Beqjas dhe Blerim Kotobellit, në rastet kur njëri apo tjetri nuk luante titullar. Kotobelli, i cili si fillim arriti akordin me klubin për të vazhduar edhe sezonin e ardhshëm me Teutën, do të mbajë dhe shiritin e kapitenin këtë sezon.

Mbrojtësi e ka veshur fanellën e kësaj skuadre që në fillimet e karrierës së tij, ndërsa sezonin e kaluar ai kishte statusin e zëvendëskapitenit.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)