Largim i papritur te Tirana, futbollisti pas 10 vitesh njofton: Një tjetër rrugëtim më pret… (FOTO)

Aldi Gjumsi do të largohet nga Tirana dhe do të transferohet te Teuta. Lojtari ka firmosur kontratën e re dhe është zyrtarisht pjesë e durrsakëve. 21-vjeçari është prodhim i akademisë bardheblu dhe kjo është hera e tij e parë që do të provojë një aventurë larg kryeqytetit.

Pas mbylljes së marrëveshjes, lojtari ka shkruar një mesazh lamtumire në rrjete sociale ku falenderon të gjithë ndërsa shpreson se një ditë do të bashkohen sërish.

“Tirona! Aty ku pergjate 10 viteve, u formova dhe perjetova emocione te forta ne boten sfiduese te futbollit. Nje tjeter rrugetim i ri me pret dhe nje tjeter po le pas, duke shpresuar se nje dite rruget tona mund te bashkohen perseri. Falenderime dhe mirenjohje ndaj skuadres sime te zemres. Dua te falenderoj perzemersisht trajnerin, stafin teknik, shoket e ekipit dhe te gjithe tifozet qe me kane mbeshtetur gjithmone”, shkruan Gjumsi.

Related posts

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia sheh gjysmëfinalen në horizont, Partizani nuk mposht dot Laçin me 1 lojtar më tepër

Nuk është Vllaznia as Partizani, Victor Da Silva surprizon me transferimin

Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni 2 ndeshjet që do të transmetohen në fundjavë