“Lamtumirë të gjithë…”/ TMERR, çifti i jep fund jetës, miqtë i njoftojnë përmes Facebook

“Mirupafshim”, ishte mesazhi që nuk lë vend për interpretim, i publikuar së fundmi në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë.

Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, u gjet një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare, teksa gruaj në shtëpi e qëlluar me armë zjarri.

Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave. Një vdekje e dyfishtë e shpallur drejtpërdrejt në rrjetet sociale, para një audiencë të pafuqishme përdoruesish, miqsh dhe të afërmish.

Shumë prej miqve që lexuan mesazhin ngritën alarmin.

 “Ju lutem, ata që jetojnë në Romë të shkojnë menjëherë në shtëpinë e Simonës, në via Adolfo Consolini 51”, shkruan një i afërm nën postimin e fundit të gruas.

E megjithatë komentet pasojnë njëri-tjetrin, përpjekje të dëshpëruara për të ndalur aktin e paralajmëruar: “Simona, të lutem mos na e shkakto këtë dhimbje. Gjithçka do të zgjidhet”.

“Unë jam kujdestari i maceve të tyre. Po mundohem t’i telefonoj në celular, por ata janë jashtë. Jam në ankth”.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…