“Lamtumirë, lavdi Ukrainës”/ Dy 16-vjeçarë vriten nga forcat ruse, pamjet e momenteve të tyre të fundit publikohen në rrjetet sociale (video)

Dy ukrainas 16-vjeçar janë cilësuar si heronj, pasi u vranë në atë që dukej shkëmbim plumbash me forcat ruse në qytetin e pushtuar Berdyansk.

Tihran Ohannisian, i plagosur dhe mbuluar në gjak, filmoi veten duke thënë “lamtumirë, lavdi Ukrainës”. Pamjet e Tihranit janë bërë virale, derisa ai dhe miku i tij, shoku i klasës Mykyta Khanhanov janë lavdëruar për trimërinë dhe heroizmin.

Forcat ruse në qytetin e pushtuar Berdyansk, thanë se 16-vjeçarët janë vrarë të shtunën. Ata madje pretendojnë se djemtë kishin vrarë disa ushtarë rusë.

Është interesant sesi i riu Ohannisian nuk shfaq as edhe një dozë të vogël të frikës, përkundrazi ai tregon se është krenar që po vdesë për vendin e tij.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…