Lajme të këqija për Armando Brojën para duelit me Anglinë/ Chelsea merr vendimin e papritur!

Chelsea do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh në merkaton e verës. Shumë lojtarë do të largohen nga “Blutë”, pasi klubi nuk i konsideron më pjesë të planeve të tyre.

Në listë sipas “Daily Mail” ndodhet edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar aktualisht është i huazuar te Evertoni, teksa vetëm para pak javësh është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.

Anglezët kanë nxjerrë në listën e shitjes shqiptarin dhe kjo do të thotë që edhe pas rikthimit nga huazimi, mundësia të qëndrojë në “Stemford Bridge” nuk do të ekzistojë, pasi Enzo Maresca nuk e konsideron më pjesë të planeve të tij.

Gjithsesi në muajt në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Brojës dhe se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Kujtojmë se Broja aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren për duelin me Anglinë dhe Andorrën që do të luhen ditën e nesërme në “Wembley”, ora 20:45 dhe me 24 në “Arenën Kombëtare”.

LEXO EDHE: Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA)

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe