Lajm i mirë për pensionistët! Rriten pensionet nga 1 tetori

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën plenare të kësaj të enjtje ka bërë me dije se nga 1 tetori do të ketë rritje të pensioneve.

“Nga 1 tetori, pensionet do të rriten 8.6%”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Gjithashtu ai u shpreh se është e nevojshme që të ketë marrëveshje për pensionet me Greqinë dhe me Italinë. Braçe tha se mendohet se janë rreth 500 mijë në Greqi që mendohet se do të përfitojnë.

‘Na duhet një marrëveshje me Greqinë. Sa kohë kanë punuar ligjshëm dhe kanë paguar sigurime shoqërore atje. Mendohet se vetëm nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Kemi një numër shumë të lartë punëtorësh në Greqi. Natyrisht është një çështje e drejtësisë sociale, dhe Greqia duhet ta garantoje për punëtorët shqiptarë siç e ka garantuar për punëtorët serbë. Unë mendoj se këta shqiptarë e meritojnë fort këtë marrëveshje. Edhe për Fredi Belerin sepse ka punuar në Greqi e po flas për punë të ligjshme jo ato të paligjshme që ka bërë në Greqi.

Edhe në Itali duhet një marrëveshje. I lutem Melonit të firmosë sa më shpejt janë gati 300 mijë shqiptarë do të përfitonin me njëherë nga një marrëveshje për sigurimet shoqërorë. Në 2013 gjetëm një skemë pensionesh të falimentuar. Marrëveshja me Italinë është negociuar por mundon firma.’– tha Braçe.

Related posts

Aksident FATAL! Automjeti përplaset me ambulancën, humb jetën drejtuesi i mjetit (EMRI)

Këmbimi valutor për sot, 13 mars 2025/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, 12 mars 2025/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore