Lajm i mirë për administratën publike, në dhjetor do të merret kësti i parë i rritjes së pagës

Administrata publike do të marrë këstin e parë të rritjes së pagës në muajin dhjetor të këtij viti. Sipas dokumentit të qeverisë “Masat Prioritare të reformës dhe administratës publike” që është hedhur tashmë në fazë konsultimi publik, rritja do të ndodh fillimisht me 15%. Ndërkohë rritja e dytë do të bëhet në muajin dhjetor të vitit 2024, me po afërsisht 115 euro.

Sipas vendimit që u mor pranverën e këtij viti, paga bruto në sektorin publik do të shkojë 900 euro deri në vitin 2025. Qëllimi i kësaj rritjeje sipas qeverisë, është që të zvogëlojë hendekun e pagave të sektorit publik në rajon dhe të nxis konkurrencën me sektorin privat.

Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë.

Niveli i pagave në sektorin shtetëror nga vitit 2014 ka shënuar rritje me rreth 20%, ndërkohë të parët për këtë vit që përfituan nga rritja e pagës ishin mësuesit, mjekët, infermierët dhe policët, por dhe deputetët, ministrat dhe zëvendësministrat.

Nga rritja e pagave do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në shtet.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….