Lajm i keq për Partizanin, portieri Pano Qirko aksidentohet me makinë dhe humbet ndeshjen ndaj Vllaznisë (FOTO)

Klubi i Partizanit ka dhënë një lajm të keq për tifozët e tyre. Portieri Pano Qirko ka pësuar një aksident me makinë dhe si pasojë ka dëmtuar brinjët.

Aktualisht titullari i portës të “të kuqve” të kryeqytetit ndodhet në spital, ndërsa përmes rrjeteve sociale, Partizani bën me dije se Qirko humbet ndeshjen ndaj Vllaznisë.

“Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambientet e “Spitalit Amerikan 3”. Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit. #RikthimTëShpejtëPanoQirko”-shkruan Partizani.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)