Lajm i keq për Kombëtaren, Myrto Uzuni lë fushën i dëmtuar në takimin Granada-Real Betis

Dhe telashet s’kanë të sosur… Duket se kjo batutë e famshme i shkon për shkak asaj të po ndodh me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i cili padyshim duhet të jetë i shqetësuar pas asaj që ka parë të enjten në mbrëmje, në ndeshjen midis Granadës dhe Real Betisit, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kampionatit Spanjoll të Futbollit. Sulmuesi Myrto Uzuni, ka lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi që në pjesën e parë, duke shtuar problemet për trajneri kuqezi.

Përtej faktit që kishte shfaqur probleme fizike në ndeshjet e kaluara, Uzuni u aktivizua edhe të enjten si titullar nga trajneri Pako Lopez, për të tentuar që të kthente skuadrën në shinat e duhura në një ndeshje delikate dhe për ta larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Por në minutën e 36-të të ndeshjes, pas një kontakti me kundërshtarin, sulmuesi shqiptar u rrëzua në tokë dhe menjëherë tregoi se kishte probleme muskulore.

Pasi fizioterapistët hynë në fushë, kërkuan zëvendësimin e lojtarit i cili doli dhe u ul në stol. Një shqetësim tjetër ky për kuqezinjtë, vetëm dy javë para ndeshjes ndaj Republikës Çeke, aty ku padyshim luhet fati i kualifikimit të Shqipërisë për në Evropian.

Me Uzunin që shfaq probleme e me Cikalleshin e dëmtuar, për trajnerin Silvinjo tashmë mund të duhet që të mendojë ndryshime në repartin e sulmit, pasi lojtarët e mësipërm mund të mos jenë në 100% të formës së tyre kur të nisë grumbullimi i kuqezinjve.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)