LAJM I FUNDIT! Florenc Çapja strehohet në Dubai, Policia i konfiskon pasuritë në Elbasan, 4 shtëpi, një biznes dhe mijëra m2 tokë

Policia e Shtetit ka konfiskuar disa pasuri në pronësi të shtetasit Florenc Çapja, aktualisht në Dubai dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë. Në kushtet kur ekstradimi i tij nuk është i mundur, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme i është konfiskuar pasuria.

Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë, në bashkëpunim me DVP Elbasan, nën drejtimin e SPAK-ut, dhe janë konfiskuar 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec.

Ky veprim vjen si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani rrëfeu krimet që kishte kryer, porositësit dhe krimet e tjera për të cilat kishte dijeni, mes tyre dhe Çapja. Pasuritë e konfiskuara janë:

  • Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;
  • -Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
  • -Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;
  • -Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
  • -Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
  • -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
  • -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
  • -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
  • -Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit, operacioni në Elbasan dhe Pogradec

Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ka referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç (në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë) dhe të familjarëve të tij, konkretisht:

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;

-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;

-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025