Laçi “thyen heshtjen” në merkato, prezanton tri lojtarë (EMRAT)

Pas sulmuesit Ronald Sobovale, Laçi prezanton edhe 3 afrimet e reja duke thyer kështu “heshtjen” në merkato. Kurbinasit vijojnë t’u besojnë talentëve teksa edhe këtë të fundit shpeshherë ia kanë kthyer mbrapsht investimin të shumëfishuar.

Me një postim në rrjete sociale, klubi prezanton afrimet e Emanuil Guci, Orgi Cena dhe Khalil Taleb, të tre lojtarë të Internacional Tirana U-19. Guci është 18-vjeç dhe luan si sulmues ku në 22 ndeshje këtë sezon ka shënuar 14 gola. Cena dhe Taleb, mesfushor e mbrojtës, janë nga 19-vjeç dhe në 25 ndeshje secili, i pari ka shënuar 2 gola ndërsa i dyti 3.

NJOFTIMI

Kf Laci njofton se ka arritur marreveshjen me lojtaret e Akademise Internacional Tirana . Lojtaret Emanuil Guci , Orgi Cena dhe Khalil Taleb kane firmosur kontratat per 5 vitet e ardhshme ne klubin tone ! I urojme mirëseardhjen dhe suksese ne karriere !

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)