Laçi rigjen fitoren pas nëntë ndeshjesh radhazi, kurbinasit parakalojnë Teutën në renditje (video)

Laçi

Laçi nuk fitonte prej 9 ndeshjesh radhazi. Në takimin kundër Teutës, për javën e 30-të të Kategorisë Superiore, ekipi kurbinas ia del të amrrë një sukses me rezultatin 0-1. Një pjesë e parë e vakët me pak mundësi nga të dyja skuadrat. Arifi për Teutën dhe rrezikun e parë, një diagonale nga distanca me topin që përfundoi njashtë. Në minutën e 35’ mundësi e mirë e Laçit për të shënuar me Ujkën i cili gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e Vatës.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52’ sulmuesi i Teutës, Daci merr një pasim të mirë në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, që është qendrore dhe ndalet nga Dajsinani. Pas shumë rasteve nga bregdetarët, në minutën e 71′, Laçi do të shënonte me William Melon. Një kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me topin që shkon te braziliani në të majtën, gjuajtja e tij kalon Jazxhi dhe portierin Vata, duke i dhënë avantazhin miqve.

Teuta u mundua në minutat e mbetura por pa mundur të barazonin sfidën. Fitorja e parë e Armando Cungut në stolin e Laçit pas shumë javësh, me kurbinasit që i marrin renditjen Teutës, pasi me këtë fitore shkon në kuotën e 35 pikëve ne vendin e 7, ndërsa Teuta rikthehet edhe një në pikën zero, me bregdetarët që luftojnë me makthet e mbijetesës.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)