Laçi-Partizani sipas statistikave, bilanci total flet për të kuqtë ndërsa kurbinasit krenohen…

Laçi-Partizani

Ditën e shtunë, në orën 15:00, do të zhvillohet takimi mes Laçit dhe Partizanit, përballje e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Për të kuqtë fitorja duket si e vetmja alternativë për të fituar terren në klasifikim,  por me kalendarin që vendos dhe në vazhdimësi përballje me të tjerë rivalë, ndoshta dhe barazimi mund të jetë një hipotezë që nuk duhet përjashtuar.

BILANCI MES DY SKUADRAVE

Dy skuadrat kanë pasur mundësinë për të rregulluar ato mangësi që kanë shfaqur javët e fundit, pas pauzës 13 ditore që ka patur kampionati për ndeshjet e Kombëtares. 43 herë janë përballur me njëra-tjetrën dy skuadrat, ku vetëm një herë janë sfiduar në kupën e Shqipërisë. 18 fitore numëron ekipi kryeqytetas, kundrejt 12-të të bardhezinjëve, ndërsa 13 përballje kanë përfunduar në barazim. Bilanci pozitiv i buzëqesh të kuqëve edhe sa i përket golave të shënuar me 47 realizime, ndërsa Laci me 36 gola të shënuar.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se transferta e Laçit ka qenë një makth për Partizanin, shifrat flasin qartë kun ë 10 përballjet e fundit të kuqtë kanë arritur të fitojnë vetëm tre herë, teksa një përballje ka përfunduar në barazim. Ndonëse në këtë sezon nuk është ekipi i viteve të shkuara, Laci ka ka ditur ti bëjë dëm Partizanit, sic ndodhi ndeshjen e fundit në Tiranë, në atë përmbysje të minutave të fundit.

LEXO MË SHUMË: Kategoria Superiore/ Laçi shemb Partizanin me tris golash, suksesi i dytë radhazi me përmbysje i Nicës; paqe mes Kukësit e Vllaznisë

Laçi fiton me përmbysje ndaj Partizani në shtëpi me rezultatin 3-2 dhe lë pas hijet e fundit të tabelës. Kurbinasit i japin një goditje të rëndë “demave” që lëshojnë terren në garën për titull, duke mos mundur që të menaxhojnë avantazhin e arritur në pjesën e parë… (Për më shumë kliko linkun)

 

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)