Laçi në kërkim të Europës, ndaj Tiranës mungojnë dy titullarë (EMRAT)

Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Tiranës për të zhvilluar mes tyre dhe sfidën e javës së 34-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje shumë e luftuar pritet të jetë nesër në orën 16:00, pasi kurbinasit kërkojnë pikët për Europën, ndërsa bardheblutë duan për titullin kampion.

Jo gjitthçka është e thjeshtë për bardhezinjtë, të cilët ndaj kampionëve në fuqi vijnë me mungesa. Albi Alla dhe Sebastjan Spahiu janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në humbjen 3-0 me Kukësin. Ndaj Tiranës do të jenë të dy të pezulluar, pasi kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Mungsa të rëndësishme për Stavri Nicën që duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre për duelin me kryeqytetasit.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit