VIDEO/ Kur rivalët flasin si kolegë, çfarë sinjalizon takimi Bano–Shensoi pas ndeshjes Lushnja-Laçi

Laçi

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Lushnjën me rezultatin minimal 0-1, në një sfidë vendimtare për objektivat e të dyja skuadrave.

Ndeshja u vendos nga një supergol i Myrtës, i cili i dhuroi ekipit kurbinas tri pikë të arta, që e mbajnë Laçin plotësisht në garë për kreun e renditjes. Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Naxhi Shensoi afrohet në vetëm tre pikë nga vendi i parë, që aktualisht mbahet nga Skënderbeu.

Nga ana tjetër, situata për Lushnjën bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ekipi i drejtuar nga Artan Bano regjistroi humbjen e dytë radhazi dhe vijon të mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në kategori.

Në fund të takimit, një moment sportiviteti u regjistrua mes dy trajnerëve. Artan Bano dhe Naxhi Shensoi u takuan pas vërshëllimës përfundimtare, teksa tekniku i Laçit i përcolli një mesazh inkurajues homologut të tij: “Ke një skuadër të mirë, 100% ke për të shpëtuar, më beso mua”, dëgjohet t’i ketë thënë Shensoi trajnerit të Lushnjës.

Një gjest respekti dhe fair-play, në një kampionat ku presioni i rezultateve shpesh lë pak hapësirë për fjalë mbështetëse.

LEXO ME SHUME:Luftë dhe nerva në Kategorinë e parë, penalltia që tronditi ndeshjen (video)

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin