Tirana është për turp! Laçi fiton me përmbysje dhe parakalon bardheblutë në renditje (video)

Laçi

Laçi ka fituar në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Ndrecës. Por vendasit përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Dy golat e Cordeiro dhe një i Traore vulosën këtë sfidë.

Me këtë fitore, Laçi parakalon Tiranën dhe shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër bardheblutë me 18 pikë bien në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Tirana është në krizë të plotë, jo vetëm për pikë, por edhe në sulm. Skuadra në katër takime ka shënuar vetëm një gol në portat kundërshtare. Tri ndeshjet e fundit i ka mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa me Dinamon u mund 2-1. Goli i fundit është shënuar nga Ndreca në sfidën 2-1 ndaj Bylisit.

Dy sulmuesit e skuadrës, Jarmouni e Bajrovic kanë shënuar që në sfidën me Bylisin. Po kështu edhe Ismajli.

Shkurt, Tirana është në një gjendje që ka humbur busullën në sulm. Edhe pse ka disa lojtarë sulmues, duke filluar nga Bajroviç, Prengaj, Jarmouni, Haxhiu, Gjumsi, ata në pesë takimet e fundit nuk kanë shënuar asnjëherë.

LEXO ME SHUME: Boshatiset Tirana, dy titullarët drejt largimit në merkaton e janarit; konfirmimi vjen nga Agim Ibraimi (FJALËT)

Agim Ibraimi ka zbuluar dje se dy lojtarë të Tiranës mund të largohen në janar. Bëhet fjalë për Dembelen që ka pasur ofertë në Austri, si dhe Kola që kërkohet në Azerbajxhan. Të dy mbrojtësit janë më të spikaturit e këtij sezoni, ndërsa veshën fanellën e bardhebluve këtë verë. Ibraimi ka treguar dhe frikën e tij, që qëndron te menaxherët e lojtarëve dhe po ashtu nëse vetë Dembele dhe Kola shtiren për t’u larguar.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana