La shtëpinë e “Grande Fratello-s” pas takimit me babain/ Reagon për herë të parë shqiptarja dhe zbulon arsyen e vërtetë pse u tërhoq nga loja!

Pak javë më parë, Heidi Baci, vendosi që të braktiste shtëpinë e “Grande Fratello-s” pas takimit me babain e saj, Genti. Ky i fundit hyri në shtëpinë më të famshme në Itali, për të folur me të bijën 26-vjeçare, e cila dukej sikur po krijonte një lidhje me aktorin e njohur, Massimiliano Varrese.

Babai i kërkoi Heidit që të hiqte dorë nga loja e të kthehej në shtëpinë e saj, duke mos pranuar romancën e Heidit me italianin, 21 vite më të madh.

Mbrëmjen e djeshme, Heidi mbërriti në studion e reality show-t ku tregoi historinë e saj dhe marrëdhënien që ka me babain.

“Nëna ime ishte keq, e kuptova menjëherë nga vështrimi i babait tim. Sapo ai hyri unë po buzëqeshja, pastaj kur e pashë ndryshova shprehjen time. Për mua ishte tronditëse të dëgjoja disa deklarata nga banorët. Nuk kisha frikë prej babait. E kuptova që kishte një problem me nënën time. Unë jam një person i lirë dhe jam mirë. Dua të përsëris se nëna ime ishte sëmurë dhe unë u tërhoqa me dëshirë”, tha Heidi.

Ndërsa duke folur për aktorin e njohur italian, Baci tha se ‘Massimiliano Varrese e ka manipuluar’.

“Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani thotë se më ka xhan. I mungojnë shumë pjesë. E kuptova sa shumë më manipuloi. Në këto momente kam shumë inate, por jo ndaj dikujt, por ndaj meje”, tha 26-vjeçarja.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)