Kylie Jenner ka fryrë prapë buzët?! Reagimi i milioneres nuk duhet humbur

Ylli i “Kardashians”, Kylie Jenner ndau një video me shoqen e saj të ngushtë Stassie Karanikolaou në TikTok më 21 gusht dhe vëmendjen e mori një koment i vetëm! Megjithëse shumë fansa hynë në seksionin e komenteve për të komplimentuar dyshen, disa përdorues të TikTok komentuan pamjen e buzëve të fryra të Kyliet.

“Buzët ju lutem,” komentoi një përdorues, të cilit Kylie iu përgjigj: “Është filtri, por zhduku.”

Pasi spekulimet për buzët e saj që fillimisht u rritën në vitin 2015, Kylie foli hapur për injektimin e mbushësve në buzët e saj në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”.

“Kam mbushës të përkohshëm buzësh, është thjesht një pasiguri e imja dhe kjo është ajo që doja të bëja. Të gjithë na dallojnë nga të tjetët. Më mirë ta pranoj vetë dhe s’kam pse gënjej, por nuk mund të paragjykohem për çdo gjë”, thoshte Kylie asokohe.

Në fakt në videon e fundit edhe ne na duket si një filtër dhe s’kemi të bëjmë me asgjë tjetër.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)