Ky është shteti i parë në SHBA që ndryshon ligjin për drogat e forta

Oregon është shteti i parë në Amerikë që dekriminalizon drogërat e forta! Ky vendim kombëtar për të lehtësuar ligjet në lidhje me përdorimin e drogërave konsiderohet si një fitore e madhe. Ndërkohë që 4 shtete votuan për të legalizuar marijuanën, Oregon u bë i pari që lejon mbajtjen e drogërave të forta në sasi të vogla.

Votuesit në Oregon, bënë histori duke u shndërruar në shtetin e parë të Amerikës që ndryshon ligjin dhe dekriminalizon posedimin e drograve si heroina, kokaina dhe LSD. 

Kjo masë, e mbështetur nga grupet e reformës në drejtësinë penale, ka për qëllim devijimin e njerëzve prej burgjeve, duke e trajtuar posedimin e substancave të tilla si një përmbajtje që i duhet dhënë mundësi për t’u aksesuar në trajtime apo shërime të mundshme.

Kjo inisiativë, do të lejojë që personat e kapur me sasi të vogla drogërash të forta të shmangin gjyqin dhe burgun vetëm duke paguar një gjobë prej 100$ dhe duke ndjekur një program rimëkëmbjeje ndaj varësisë. Të tilla qëndra do të financohen nga të ardhurat që mblidhen nga legalizimi i marijuanës, ligj i aprovuar në Oregon disa vite më parë. 

Fitorja e sotme është konsideruar si një deklaratë historike që tregon se ka ardhur koha që njerëzit të dënohen si të ishin kriminelë vetëm se janë përdorues të këtyre substancave.

Burimi: The Guardian

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…