Ky është roja që mbeti i vrarë në Top Channel, ishte babai i tre fëmijëve

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.

Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare