“Ky është i vetmi ligj që s’ka pas një oligark”/ Deputeti i PD-së e thotë troç në mes të komisionit: Fëmijët e biznesmenëve dhe politikanëve…

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati u shpreh se i vetmi ligj që nuk ka pas një oligark është ai i Kodit Rrugor.
“Është i vetmi ligj që s’ka nga pas një oligark. Natyrisht nëse s’keni vendosur të jepni me koncesion edhe policinë. Qeveria harton ligje në funksion të oligarkëve. Kjo praktikë u thye. Shpresoj të mos ketë pas diçka”, tha deputeti, në komisionin Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Bushati vlerësoi nismën, duke theksuar se ulja e shpejtësisë do të ndikojë pozitivisht, megjithatë solli në vëmendje se aksidentet në vendin tonë shkaktohen kryesisht nga të fortët dhe fëmijët e politikanëve, të cilët shkelin rregullat.

“Ajo që prek më shumë qytetarët është siguria rrugore.  Nuk kemi asgjë kundër. Por kjo nuk na ndalon të konstatojmë atë që po ndodh sot. Numri kryesor në aksidente vjen duke iu referuar të rinjve nga ata që janë të biznesmenëve dhe politikanë, nga njerëz të fortë që qarkullojnë pa patenta apo nga vetë persona të veshur me pushtet. Këto janë ato që shkelin më tepër Kodin Rrugor”, tha Bushati.

Deputeti shtoi më tej, se një problem tjetër është edhe niveli i dobët i rrugëve dhe mungesa e sinjalistikës.

“Niveli i rrugëve shumë i dobët. Mungesa e investimeve në sinjalistikë. Në mandatin e parë ministrat në vazhdimësi kanë ngritur problemin e sinjalistikës. Sot ne kemi një sinjalistikë jashtëzakonisht të dobët. Këto janë problemet që cënojnë sot sigurinë.

Unë besoj se do të ketë efekte pozitive ulja e shpejtësisë. Por unë besoj se duhet respektuar ligji edhe nga fëmijët e politikanëve dhe të fortëve”, tha Bushati.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…