“Ky eksperiment na shkatërroi”, Olsi Rama nuk përmbahet ndaj skemës dhe arbitrit: Erdhi një anglez që na solli shiun, kujtoi se do të na mësonte futbollin

Olsi Rama

Olsi Rama nuk u përmbajt aspak pas humbjes në finalen me Egnatian. Drejtori i Partizani ironizoi hapur gjyqtarin anglez, Taylor për vendimet e tij në fushë.

NDESHJA-Nuk më vjen mirë të humbas, sidomos me këtë format. Egnatia nuk vodhi ndonjë gjë, e meritoi. Urime. Ky eksperiment na shkatrroi nga nervat me pjesën e motivimit. Erdhi një arbitër që na solli shiun dhe sot ishte me pushime.

KRITIKA NDAJ ARBITRIT-Nuk kishte asgjë për ta komplimentuar. Ai mendon se do të na tregojë ne si luhet futbolli. Në Angli kemi parë një tjetër futboll, por kur jepen 7 minuta shtesë kur loja është vonuar, nuk tërhiqtë farë vërejtje. Më duket e turpshme, ai kishte ardhur për pushime dhe nuk donte 30 minuta të tjera. Hëngri një drekë të mirë dhe iku.

SKUADRA-Partizani duhet të bënte më shumë, finalja nuk i falet një kundërshtari të tillë. S’duhet të hynim ashtu në pjesën e parë. Do ta analizojmë këtë pjesë.

NDRYSHIMI I SKEMËS– Partizani ka qenë kundër që në fillim. Nuk e dimë si do të luajmë në kampionatin tjetër. Do të përgatitemi për kupat e Europës dhe për titullin vitin tjetër.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull