Ky detaj në postimet e Einxhel na lë të kuptojmë gjininë e bebes (FOTO)

Para pak ditësh Monika Lubonja uroi Einxhel për shtatzaninë duke përmenduar që çifti do të bëhen prindër të një vajze. Më vonë reagoi vetë Einxhel duke sqaruar se kjo ishte vetëm një dëshirë e Monikës dhe se gjininë e vërtetë e di vetëm motra e Dj Dagz, e cila do përgatisë edhe festën “gender reaveal”.

Megjithatë, lënë të gjitha mënjanë duket se Einxhel po pret vërtet një vajzë dhe kjo thjesht nga një shikim i thjeshtë në profilin e saj. Ndoshta e keni vënë re që kohët e fundit moderatorja është veshur shumë shpesh me ngjyrën rozë dhe për ndjekësit ky është një konfirmim që bebja e çiftit është vajzë.

Që nga postimet e pushimeve, fotot me Dagz e deri tek daljet në ekran, Einxhel duket se ka dashur të na e zbulojë gjininë e fëmijës me veshjet e saj rozë. Por sa kohë dyshja nuk e ka konfirmuar mbetet thjesht një aludim.

Ndërkohë sot moderatorja ka postuar një foto të titulluar “Portreti i parë familjar”, ku Dj Dagz ka përqafuar moderatoren shtatzënë dhe para tyre qëndron një delfin.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”