“Ky Big Brother është shumë toksik, shumë i dhunshëm dhe…”, ish banorja e “BBVA” reagon “ashpër” ndaj lojtarëve!

Në mbrëmjen gala të Top Albania Radio-s për 25-vjetorin e krijimit të saj ka qenë e ftuar edhe aktorja e njohur Arjola Demiri e cila na tregoi kujtimin më të bukur që lidhet me Top Albania Radio-n dhe na zbuloi të preferuarin e saj nga ky edicion i ‘BBV’ si një ish-banore nga viti i kaluar.

“Kam kujtime plot, por ndoshta kujtimet më të bukura i kam kur kam qenë në universitet, ishim në konvikt dhe kishim atë radion tonë që dëgjonim muzikë pafund nga Top Albania Radio.”

Diferenca e këtij edicioni të ‘BBV’ nga viti i kaluar dhe banori i saj i preferuan, Arjola Demiri na zbulon gjithçka.

“Nuk është vetbesimi që jemi më të mirët, por të flasim sinqerisht ky ‘Big Brother’ më është dukur shumë toksik, të them të vërtetën shumë i dhunshëm dhe viti i kaluar ka pasur më shumë njerzillëk. Këtu lufta për të fituar është e madhe dhe është shfaqur 24-orëshin e parë. Për të dalë te banori im i preferuar e kam thënë publikisht që javën e parë që është Maestro.”

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…