Kuvendi i Kosovës kthehet sërish në “arenë boksi”, ndërhyn menjëherë sigurimi

Është tensionur sërish situata në Kuvendin e Ksosovës. Kreu i kuvendit tha se me kërkesë të 40 deputetëve, është thirrur një seancë e jashtëzakonshme. Megjithatë nisjen e kësaj seance nuk e ka lejuar opozita e cila ka bllokuar foltoret. Sipas tyre nuk mund te thirret seance e re pa u mbyllur ajo qe ishte duke u mbajtur. Pikërisht këtu ka nisur dhe dhuna mes tyre, ku deputetët e opozitës kanë qëlluar me shishe uji drejt Albin Kurtit.

Në këtë moment ka ndërhyrë dhe siguria për të parandaluar dhe sulmet. Sipas asaj që shihet në foto, deputetët e mazhorancës kanë nxjerrë dhe çadrën për të mbrojtur Kurtin.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…