Kuvendi i 11 dhjetorit/ Berisha: Basha iu bëri presion demokratëve i asistuar nga Yuri Kim

Sali Berisha në “Foltoren” me shqiptarët e Floridas u shpreh se mijëra demokratë u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit në “Air Albania” pavarësisht presioneve të qeverisë që ka marrë peng udhëheqjen e PD-së.

Berisha: Duhet të pranojmë presione të pandershme edhe të pengut të qeverisë, deputetit Basha i asistuar në një mënyrë ose tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar, faktikisht e marrjes peng të opozitës nga qeveria.

Berisha sulmoi edhe miliarderin George Soros, për të cilin tha se me Fondacionin e tij ndërmori reformën e Drejtësisë me qëllimin e vetëm për t’i dhënë Edi Ramës në dorë drejtësinë.

Rezultatet e kësaj reforme janë katastrofale në Shqipëri, sipas Berishës.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…