Kush ku po udhëheq në katër shtetet kryesore: Biden në një vend të vogël, Trump në…

Po vazhdon numërimi i votave për garën presidenciale amerikane, ku për momentin është duke udhëhequr demokrati Joe Biden.

Ky i fundit deri më tani raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani, Donald Trump ka 214 sosh.

Theksojmë se presidenti i ri i SHBA-së do të jetë kandidati që siguron 270 vota elektorale.

Më poshtë mund të shikoni se si qëndrojnë garuesit në katër shtetet, ku epërsia e njërit prej kandidatëve është tejet e vogël.

Pensilvania
Donald Trump – 50.7%, Joe Biden – 48.1%. Numërohen 89 për qind e votave. Shteti sjell 20 vota elektorale.

Nevada
Joe Biden – 49.3%, Donald Trump – 48.7% Numërohen 75%. Shteti sjell 6 vota elektorale.

Georgia
Donald Trump – 49.6%, Joe Biden – 49.2%. Numërohen 98%. Shteti sjell 16 vota elektorale.

Karolina e Veriut
Donald Trump – 50.1%, Joe Bide – 48.7%. Numërohen 94%. Shteti sjell 15 vota elektorale. 

Burimi: Telegrafi

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën