Kush ishte dizajnues i flamurit dhe vendet e para që e njohën, ja disa fakte që duhet t’i dini për pavarësinë e Kosovës

Kosova sot shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë , si shteti më i ri në Evropë. Megjithatë përveç datës, të rëndësishme janë dhe një sërë faktesh që lidhen me këtë ditë. 

Që nga firmëtarët deri tek shtetet e parë që e njohën Kosovën si shtet të pavarur, ja disa fakte që duhet t’i dini për këtë ditë.

-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur