Kush është prokurori të cilit iu vendos tritol në makinë

Një sasi tritoli, e vendosur në pjesën e poshtme të një makine tip Benz, shpërtheu mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Kjo makinë është në pronësi të prokurorit të Gjirokastrës, Arjan Muça, i cili ka ndjekur dosje të rëndësishme. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, automjeti kishte dy vite që parkohej në brendësi të qendrës tregtare.Bashkëshortja e Arjan Muçës është Gentiana Muça, një gjyqtare e njohur. Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi.

Prokurori Arjan Muça prej dy vitesh është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).Ai është një nga 6 prokurorët e komanduar në KLP.Muça merret me raportet e vlerësimit të prokurorëve për në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën