“Kush është Federata Shqiptare?” Në Angli e pyesin për rikthimin e Brojës, Pochetino në konferencë: Njoh vetëm Sylvinhon (video)

Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon. Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë.

Në Angli, i janë drejtuar pyetje Pochetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë. Trajneri i Chelsea-s, nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare.

“Armando Broja, presidenti i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit

“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Sylvinhon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Pochetino.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)