Kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në derën e shtëpisë/ Mediat vendase: Dyshohet për larje hesapesh, ishte një mbështetës i flaktë i…

Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në portën e shtëpisë së tij në Islandë, ndërsa ngjatja dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Viktima është identifikuar si Armando Beqiri, i cili ndodhej prej 7 vitesh në Islandë, ku kishte mundur që të integrohej dhe të ndërtonte jetën e tij.

Beqiri kishte shkelur për herë të parë në Islandë në vitin 2014, duke mësuar fillimisht gjuhën dhe më pas ishte martuar me një shtetase të huaj, me të cilën kishte lindur një fëmijë dhe ishin në pritje të një tjetri.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje ndërsa mediat vendase e përshkruajnë dhe si një mbështetës të flaktë të ekipit kombëtar të futbollit të Islandës.

Pak para mesnatës së të shtunës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në momentin kur po i drejtohej derës kryesore të banesës një makinë u afrua dhe personi që ishte në të e qëlloi me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

Plumbat e goditën 40 vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë, duke bërë që shanset që ai të mbijetonte të ishin të pakta. Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku u shpall i vdekur në Landspítali menjëherë pasi mbërriti atje.

Një lituanez rreth të 40-t është paraburgim dhe besohet të jetë autori i krimit të rëndë. Natën e kaluar tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavík. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje.

Mediat vendase shkruajnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh, por mbetet ende i paqartë roli që ka pasur secili prej të arrestuarve.

Burimi: Faxweb

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024