“Kush e do vendin në formacion ta marrë duke luftuar”, Çfarë ndodhi? Shehi i ashpër pas humbjes: Ndeshje që na shërbeu për keq

Tirana gaboi gjithçka teksa u mposht nga Erzeni në shtëpi vetëm 1 javë para derbit me Partizanin. Bardheblutë futeshin në këtë ndeshje me petkun e kryesuesit të kampionatit dhe një fitore do t’i çonte mjaft komod në supersfidën e javës tjetër. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij për mikrofonin e MCN TV.

“Jemi të zhgënjyer, nuk mund të them që jam i zhgënjyer me skuadrën e të dal unë si burrë i mirë. Duhet ta interpretonim më mirë lojën, të fitonim top të parë e të dytë e të mos i lejonim lojën kundërshtarit. Është një ndeshje për t’u harruar, për të nxjerrë konkluzione. Një pjesë e lojtarëve duhet të japë 200% e pjesa tjetër të presë momentin e tyre.

Është formacioni stabël? Çdo gjë që ndodh shërben për të mësuar dhe ne pjesën më të madhe e kemi të kristalizuar. Me ardhjen e Deliut na shtohet një forcë defensive në mesfushë. Në ndeshjen në vijim do të shikoni pak ndryshime. Do të fokusohemi te lojtarët që janë dhe të tjerët do të luftojnë për të zënë vend kur të thirren në apel. Kjo ndeshje na ka shërbyer vetëm për keq. Do të fokusohemi e jemi gjithmonë te 100% ai që jep, 200% ai që futet. Nëse nuk ndodh kjo, do të jetë e vështirë pastaj për të qenë në fushë”, tha Shehi për “MCN” në fund të ndeshjes.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)