Kurbin, Lulzim Basha ngre dolli me babain e Ervis Martinajt

Lulzim Basha ka ngritur një dolli me babain e Ervis Martinajt, në fshatin Gurëz të Kurbinit. Duke trokitur gotat e rakisë, Basha i premtoi Mustafa Matinajt se do ta bënte Shqipërinë një vend të jetueshëm për fëmijët e tyre, të cilët nuk duhet të largohen por ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.  

Basha ka bërë premtimin e gabuar përballë personit të gabuar. Ndryshimi i Shqipërisë nuk bëhet për fëmijët e Mustafait, të cilët të lidhur me pushtetin, arritën t’u marrin shqiptarëve miliona lekë me baste sportive. Ndonëse Mustafai vetë është një qytetar pa rekorde kriminale dhe llogari të hapur me drejtësinë, ai ka administruar pasuritë dhe pronat e të birit.

Ca më keq kur bëhet fjalë për një personazh si Ervis Martinaj, i cili është sot njeriu më i kërkuar nga Policia e Shtetit. Ai ishte i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale, e që kishte njerëz të paguar brenda institucioneve të drejtuara nga Partia Socialiste, ndërsa si truprojë një polic të mirëtrajnuar.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Ai akuzohet për për disa vrasje dhe ngjarje kriminale.

Shteti shqiptar është në një kolaps dhe në një mosfunksionim të demokracisë, përsa kohë qeveria ndihmohet nga grupet kriminale për të siguruar vota, ndërsa opozita krijon miqësi me të tjera grupe kriminale për të fituar pushtet.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur