Kura sherebelë me mjaltë – Për ftohjet e papritura

Uljet e temperaturave shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me ftohje të papritura.

Ndryshimi i temperaturave të mëngjesit dhe mbrëmjes nga ato të drekës sjellin konfuzion në mënyrën e të veshurit.

Si rrjedhim, të gjithë jemi më të ekspozuar ndaj ftohjeve aq të pranishme në dimër.

Cilat janë shenjat më të përhapura të ftohjeve të pranverës?

Problemet me fytin, bajamet, kolla dhe rrufa janë shenjat më të përhapura.

Shoqërohen gjithashtu me një lodhje të vazhdueshme, që e bën stinën e re të hyjë me këmbën e gabuar.

Ndaj ju këshillojmë një përzierje shumë efikase për të qetësuar shëndetin, për të ringjallur organizmin dhe për më shumë energji.

Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kuruese.

Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi.

Sherebela gjendet në mjaft zona të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Sipas burimeve, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.

Përbërësit

  • 30 gramë gjethe të thata sherebele
  • Një majë luge piper i kuq djegës
  • 3 gota ujë
  • Mjaltë sa më cilësor
  • Lëng limoni, sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes

Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zjarr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtypni gjethet e sherebelës brenda çajit, në mënyrë që të nxirrni sa më shumë lëng prej tyre. Më pas kullojeni.

Shtoni mjaltë për shije dhe lëngun e limonit. Pas ftohjes vendoseni në frigorifer dhe pini nga 1-2 lugë gjelle ose më shumë sipas nevojës për qetësimin e dhimbjes së fytit për kollën dhe për infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Për të mos u neglizhuar

Çaji i sherebelës këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.

Sipas informacioneve, sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

Related posts

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut