“Kur u bë video, ishte hera e dytë…”/ Alma Kaçi tregon nëse ka kontakte me bashkëshorten e Gjicit

Alma Kaçi është rrëfyer ekskluzivisht për “Top Neës” në lidhje me video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici. Ajo tregon se ditën që është kryer regjistrimi i videos, ka qëne hera e dytë që po njihej me Gjicin.

Ajo ka treguar se me familjen e ish-kryebashkiakut nuk ka pasur asnjë kontakt.

“E kam thënë edhe më parë, nuk është se kam pasur gjë me Safetin. As nuk e kam njohur, as nuk më ka njohur, rasti i dytë që ndodhi regjistrimi, që e njihja. Por për atë më erdhën informacione nga qytetarë që i bënte të tilla veprime. Kishte goxha abuzime me zyrën. Nuk është çështje faji, s’mund të fajsojmë askënd”, tha ajo për Top Neës.

Gazetarja: A keni pasur kontakte me familjen, me bashkëshorten e zotit Gjici?

“Jo. Absolutisht, nuk kam arsye të mbaj kontakte. Nëse s’do të ishte Alma, do të ishte dikush tjetër. Atij i ishin vënë edhe thashetheme, se Kukësi nuk është ndonjë vend i madh, që mos të bie në sy”, u rrëfye më tej Alma Kaçi.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi