Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se vaksina anti-Covid do të jetë në Shqipëri njësoj me vendet e tjera që janë pjesë e aleancës Covax.
Gjatë komunikimit me gazetaret, Rakacolli tha se qeveria është edhe në përpjekje me vendet e tjera të BE për sigurimin e kësaj vaksine sapo ajo të dalë.
“Kemi bërë pagesën e plotë që është kërkuar për të qenë në atë që quhet dritarja e parë e shpërndarjes së vaksinës. Në momentin kur vaksina që është pjesë e aleancës covax do të aprovohet dhe e ne jemi në dritaren e parë. Nuk janë të gjitha vendet në dritaren e parë.
Ne do ta marrim në të njëjtën kohë kur ta marrin vendet e tjera që janë pjesë e kësaj aleancë.
Qeveria është edhe në përpjekje për të siguruar nëse do të ketë një vaksinë që do të dalë më parë në vendet e tjera të BE. Pra është një prioritet i qeverisë dhe unë besoj që kjo vaksinë do të jetë në të njëjtën kohë që do të jetë me vendet e tjera”, tha Rakacolli.
Burimi: Panorama.al