“Kur do na e tregosh të dashurin?”/ Efi jep përgjigjen epike: E kam… (VIDEO)

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes është shfaqur shumë pak në ekran. Por pranë fansave të saj të shumtë ka qëndruar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram”. Këta të fundit kanë qenë mjaft kurioz në lidhje me jetën e saj private, pasi i kanë bërë shumë pyetje për dashurinë.

Teksa e kanë pyetur nëse është e dashuruar, Efi ka thënë se “po”. Ndërkohë e pyetur se sa vite ka me të dashurin e saj, Dhedhes ka zbuluar ‘1 vit’.

Por fansat duket se duan të dinë më shumë për partnerin e Efit, pasi i kanë kërkuar që t’iu tregojë se kush është ai. Por ajo u ka dhënë përgjigjen epike.

“Kur do na e tregosh të dashurin moj se mezi po presim”, e ka pyetur dikush dhe ajo është përgjigjur:

“Ç’është ky kuriozitet mi gra, e kam për vete, nuk e kam për ju. Nëse doni ndonjë gjë për mua, atëherë ua tregoj. Ai është i imi”.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)