‘’Kur bëjmë llogarinë dalim me humbje’’, Basha në Njësinë Nr.4 Tiranë: Zgjidhja për bizneset e vogla është taksa vjetore 0.5%

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me bizneset e vogla e qytetarë në Njësinë Nr.4 në Tiranë ku është njohur nga afër me problemet e tyre.

Pronarët e bizneseve të vogla i kanë shprehur Bashës se ata po dalin me humbje dhe kjo situatë vijon prej 2 vitesh, por tashmë pas tërmetit dhe koronavirusit është bërë dramatike.

Shqetësimet e tyre ishin rënia e konsumit dhe taksat e larta, por Basha tha se për biznesin e vogël shpëtim dhe zgjidhje është taksa vjetore 0.5 % dhe asgjë tjetër.

QYTETARI: I  kam shku me mik, me lek. I kam shkuar për punë, me kanë thënë jo me mik, jo me 500 euro.

Unë pi cigare me të dredhur, ai më thotë 500 euro. Shtëpinë e kam copë- copë me barrake. Unë s’jam as me PD as me PS.

QYTETARJA: Ka rënë ekonomia keq, poshtë. Ja kaq kam që në mëngjes.

PRONARI I NJË BIZNESI TË VOGËL: 5 orë 8 mijë lekë kam bërë.

PRONARI I NJË BIZNESI TË VOGËL: Taksa e tavolinës, njerëz të gjallë jemi se duam për vete. Kur bëjmë llogarinë e darkës, apo ditoren dalim me humbje. Dy vitet e fundit ka qenë keq, por pas tërmetit ka qenë edhe më dramatike.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij