Kupa e Shqipërisë, zbulohet data dhe stadiumi ku do të luhet finalja

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ky event ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Egnatia në orën 18:00.

LEXO MË SHUMË: Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia kërkon hakmarrjen për eleminimin sezonin e kaluar, Egnatia krenohet me ndeshjet direkte

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023-2024. Nga shorti u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Përballja Egnatia-Vllaznia konsiderohet si një finale e parakoshme, pasi të dyja skuadrat janë dy vendet e para në renditje në Superiore. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill. Akti i parë i gjysëmfinaleve ofroji  ekuilibër, agonizëm, dëshirë e ambicje të katër skuadrave që kanë mbetur akoma në garë për trofeun. Mes tyre, qetësinë më të madhe e kanë Egnatia e Vllaznia, aktualisht në pozita komode edhe në kampionat për të përmbushur objektivët.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)