Argjentina është finalistja e parë e Botërorit “Katar 2022”. Leo Messi dhe Julian Alvarez ishin protagonistët e fitores 3-0 ndaj Kroacisë, në një ndeshje pa histori nga fillimi në fund.
Në minutën e 34, Alvarez fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërroi në gol Leo Messi, i cili u bë edhe futbollisti argjentinas me më shumë gola në historinë e Botërorit, duke kaluar Gabriel Batistutën.
5 minuta më vonë, Julian Alvarez shënoi një gol spektakolar, duke u nisur nga mesfusha. Në pjesën e dytë, Alvarez vulosi rezultatin 3-0 pas një aksioni fantastik të Messit, i cili e mori topin nga mesfusha dhe “nxori shëtitje” mbrojtësin Gvardiol deri në zonë, aty ku pasoi për Julian Alvarez, i cili shtyu topin në portë. Argjentina kështu do të presë finalistin e radhës, ku ditën e nesërme do të luaj Franca ndaj Marokut.