“Kundërshtari nuk ka rrezikoi asnjëherë”, Ilir Daja tregon çfarë nuk funksionon te Ballkani: Janë larguar 7 lojtarë, tentojmë kualifikimin

Klubi i Ballkanit po shfaq në këtë sezon në Europë një formë krejtësisht ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme ku siguroi fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës nuk ia kanë dalë të fitojnë as ndeshjen e sotme në shtëpi përballë Hamrun të Maltës duke vënë në dyshim kualifikimin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ilir Daja

“Një ekip që është kompozuar, në muajt e fundit janë larguar 7 lojtarë, nëse e shikojmë qe 1 vit, janë larguar një formacion i tërë. Sot kishim shanset për të shënuar, kishim një penallti të humbur, kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë”, tha fillimisht Daja për RTK.

“Kemi ndryshime nga ndeshja me Santa Coloman, e kemi kontrolluar gjithë lojën, niveli i ekipit maltez ishte më i lartë se ai nga Andorra. Do luftojmë për këtë kualifikim, kemi shanset 50-50, do ta tentojmë edhe në ndeshjen e dytë një rezultat që na kualifikon”, vazhdoi ai.

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit