Kumbulla thyen besimin e Mourinhos, mbrojtësi godet me shkelm kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq (video)

Roma e nisi shumë keq ndeshjen me Sassuolon në kuadër të javës së 26-të të Serisë A. Verdhekuqtë, që vijnë në këtë përballje pas dy sukseseve radhazi, me Juven në kampionatin dhe Betisin në Europa League, patën që qasje si amatorë në minutat e para të sfidës.

Armand Loriente shënoi dy herë për miqtë brenda pesë minutave lojë (13’ dhe 18’), duke shfrytëzuar shpërqendrimin e vendësve. Në rastin e parë, gjithçka nisi me humbjen e topit në mesfushë, me lojtarin e Sassuolos që ndjek aksionin dhe shënon me portën thuajse bosh.

Gafat e Romës në këtë fraksion nuk kanë të mbaruar. Në minutën e tretë shtesë, Marassh Kumbulla, i përzgjedhur titullar nga Mourinho, bën një veprim antisportiv dhe kryesori, pasi sheh pamjet në sistemin VAR e ndëshkon shqiptarin me karton të kuq dhe sinjalizon për 11-metërsh në favor të Sassuolos, që shndërrohet në gol nga Berardi.

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)