Kumbulla feston me flamurin shqiptar, Mourinho puth kupën/ Rama publikon fotot: I dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë!

Një ditë pasi Roma u shpall kampione e “Conference League” e cila u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, duke shprehur edhe falënderimet e tij.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar fotot e Marash Kumbullës që feston me flamurin shqiptar dhe të trajnerit të Romës, i cili puth kupën e fitores.

Rama falenderoi te gjithe ata qe sipas tij i dhanë jete eurombremjes se Shqipërisë, ndërsa shprehet krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës.

“MIRËMËNGJES dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull