Kumbulla e thyen heshtjen, pas komenteve të Mourinhos/ Pak fjalë, por domethënëse

Pak fjalë, por domethënëse. Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt në Norvegji dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në Instagram, si për t’i kujtuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, se është vetëm 21 vjeç dhe një gabim apo një ndeshje e luajtur keq, nuk janë kurrsesi fundi i botës.

Marash Kumbulla duket se nuk e gëzon besimin e trajnerit portugez të Romës, pasi është lënë shpesh jashtë formacionit dhe ka luajtur si titullar në vetëm dy ndeshje të Conference League, shumë pak për një futbollist të cilin verdhekuqtë e blenë për 32 milionë euro.

Related posts

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri

150 mijë euro në stol, përplasjet Ilir Daja-Ardian Bardhi dalin në sipërfaqe