Kultivonin fidanë narkotikë në tokë shtetërore/ Në pranga 69-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim djali i tij (EMRAT)

Ditën e sotme Policia e Fierit goditi një rast të kultivimit të lëndëve narkotike ku arrestoi shtetasin Zenel Lalaj 69-vjeç dhe shpalli në kërkim djalin e tij Artur Lalaj 36 vjeç. Dy shtetasit kultivonin fidanëve narkotikë në një tokë shtetërore në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan fidanë narkotikë një armë gjahu dhe lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier
Mallakastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, gjatë një operacioni të organizuar në Mallakastër, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohet një armë gjahu, fidanë narkotikë dhe lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Zenel Lalaj, 69 vjeç, banues në Fratar dhe shpallën në kërkim djalin i tij, shtetasin Artur Lalaj, 36 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Çorrush, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025