Kukësit i largohen golat… sulmuesi që shënoi 14 gola largohet për në kampionatin kosovar (EMRI)

Edi Basa do të jetë pjesë e Gjilanit. Sulmues kroat, i cili në dy edicionet e fundit luajti me Kukësin do i bashkohet ekipit të Gentian Mezanit. Burime të sigurta për SuperSport bëjnë me dije se 30-vjeçari do të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut vlonjat.

Basa është një lojtar cilësor, teksa në dy sezonet me Kukësin luajti në 74 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar dhe 14 gola. Mezani ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën, pasi menjëherë pas Kupave të Europës nga Gjilani u largua pjesa më e madhe e lojtarëve.

Afrimi i investitorëve bëri që gjërat të ndryshojnë dhe me financat e sigurta, Gjilani pritet që dhe në edicionin e ri të jetë pretendent.

Skuadra nuk luajti ndeshjen e javës së parë me Fushë Kosovën, pikërisht për shkak të situatës ku ndodhej klubi, por tani që gjërat janë stabilizuar Gjilani pritet të kthehet në fushë që këtë javë.

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin