Kukësi në ajër, Bledar Devolli nuk është më trajner i skuadrës: Krenar për rrugëtimin që bëmë së bashku

Bledar Devolli

Bledar Devolli nuk është më trajner i Kukësit. Me mbylljen e sezonit përfundoi edhe kontrata e tij dhe palët nuk rinovuan për të vijuar bashkëpunimin në Kategorinë e Parë. Edhe pse ishte një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Kukësit, në fund nuk ndodhi kështu. Ka qenë vetë trajneri gjirokastrit që e ka bërë të ditur këtë në rrjetet sociale. Ai largohet mes falënderimesh për të gjithë, edhe pse në fund nuk ia dolën dot që të siguronin mbijetesën, si dhe shkuan deri në finalen e Kupës, ku u mundën nga Egnatia.

POSTIMI I PLOTË

“Faleminderit drejtuesve për mundësinë dhe tifozëve për mbështetjen. Mirënjohje për Anin, Vason, Qemalin, Yllin, Albin, Oltin. Krenar për futbollistët e mi dhe rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Faleminderit”, shkruan Bledar Devolli në rrjete sociale, duke mbyllur kështu bashkëpunimin me klubin ku punoi muajt e fundit.

Tani zyrtarisht Kukësi është edhe pa trajner dhe i duhet të nisë nga puna për të gjetur atë që do t’i drejtojë në të Parën dhe të pretendojnë më pas edhe ngjitjen në Superiore.Nëse gjetja e një trajneri është një hall më vete, Kukësi duhet të mendojë edhe për lojtarët e skuadrës  që do të militojë në Kategorinë e Parë. Të shumta kanë qenë largimet, por klubi po mbahet fort te lojtarët nën kontratë duke u bërë “bllokadë”. Nga ata do të nisë edhe ngritja e Kukësit të ri.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)