Kukësi siguroi mbijetesën mes vështirësive, FIFA i jep goditjen e fortë klubit verilindor

Kukësi

Kukësi mes shumë vuajtjes ia doli të siguronte qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për sezonin e ri. Verilindorët mposhtën 1-0 Orikun në sfidën e “Play-Out”, ku goli i Redon Danajt vendosi fatet e këtij takimi.

Por telashet te Kukësit duket se nuk kanë fund. Verilindorët nuk do të mund të bëjnë afrime të reja në merkaton e verës, pasi FIFA iu ka bllokuar merkaton. Kjo pasi kanë shumë detyrime të pashlyera, të cilat përkojnë me sezonin e fundit që kuksianët luajtën në Superiore.

Merkatoja është bllokuar pa afat dhe tashmë drejtuesit duhet të zgjidhin këtë “ngërç” në mënyrë që skuadra mund të bëjë afrime në verë, ku padiskutim synimi i tyre mbetet rikthimi në Superiore.

KUKËSI-ORIKU 1-0

Kukësi mjaftohet me një penallti shënuar saktë nga Redon Danaj, për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë. Në një ndeshje play-out” shumë të luftuar nga skuadrat, ku nuk kanë munguar ndërhyrjet e ashpra dhe shumë kartona të verdhë që në minutat e parë, gjithçka është vendosur nga një penallti e akorduar në minutën e 30 të takimit nga gjyqtari Olsion Yzeiraj pas një faulli ndaj Redon Danajt në zonë.

Ka qenë vetë ky i fundit që mori përsipër gjuajtjen duke e transformuar saktësisht për t’i dhënë avantazhin verilindorëve. Më pas skuadra e drejtuar nga Tafaj luajti e kujdesshme deri në fund të ndeshjes, duke mbajtur larg portës së vet Orikun, për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ardhshëm.Finalja e “play-out” ishte mjaft e luftuar.

LEXO ME SHUME:Kukësi siguroi Kategorinë e Parë, klubi verilindor jep mesazhin e qartë: Vitin tjetër për Superioren (VIDEO)

Related posts

Jo vetëm Trabzonspor, ekipi i Bundesligës interesohet për Rey Manaj

Dinamo përgatitet në heshtje, blutë kërkojnë Kupën që mungon nga viti 2003

Luhet për Superioren, FSHF konfirmon stadiumin e ndeshjes Tirana-Pogradeci